Terra Madre Balkans 2016
19 Apr 2016 | Albanian
“Fermerët në krye”
Delegatë nga 13 vende do të marrin pjesë në edicionin e katërt të Terra Madre Balkans, që këtë vit mbahet nga 2 deri më 5 qershor në Tiranë, Shqipëri.
“Fermerët në krye është tema kryesore e Terra Madre Balkans 2016.
350 delegate do të mbërrijnë në Tiranë nga 13 vende (Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Rumania, Serbia, Turqia, Italia dhe Shqipëria).
Eventi organizohet nga VIS Albania dhe Slow Food në Shqipëri në partneritet me Ministrinë Shqiptare të Bujqësisë, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes si dhe me Bashkinë e Tiranës.
Rajoni i Ballkanit mikëpret shumicën më të madhe të fermërëve të të gjithë Bashkimit Europian. Për këtë arsye, tema e këtij viti është përzgjedhur në mënyrë që të përmbledhë rëndësinë e prodhuesve të vegjël të ushqimit dhe ta vendosë atë në qendër të agjendave të politikës që të sigurojë zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.
Sheshi Nënë Tereza do të presë të ashtuquajturin Tregun e Tokës, ku rreth 50 stenda do tu japin vizitorëve shansin për zbulimin e një seleksioni të gjerë produktesh nga bashkësitë e ushqimeve, Slow Food Presidia, si dhe Arka e Shijes, nga katalogu i Slow Food që ofron një gamë të pasur të biodiversitetit botëror të ushqimit.
Eventi do të ofrojë një seri konferencash dhe debatesh që fokusohen në bujqësinë multifunksionale, të drejtat ligjore të prodhuesve të vegjël, drejtësia sociale, turizmi rural, marketimi i brandeve të produkteve të ndryshme duke patur parasysh integrimin në standartet e BE. Një nga sfidat me të cilën Shqipëria përballet është edhe zhvillimi rural ndaj dhe objektivi i qeverisjes shqiptare është të zhvillojë por edhe të ruajë, t’ju japë fermerëve një mundësi që të qëndrojnë në tokat e tyre dhe të prodhojnë atë që u përshtatet burimeve lokale.
Shqipëria u përzgjodh për këtë edicion të Terra Madre Balkans teksa rrjeti i Slow Food po rritet shpejt. Vendi rendit 22 produkte të regjistruara në Arkën e Shijes Slow Food – katalogu me produktet ushqimore të rrezikuara, dy Slow Food Presidia (Permet Gliko, dhe Mishavinë – një lloj djathi i cili prodhohet në Kelmendin e Epërm, në Alpet Shqiptare), 5 Slow Food convivia (Produkte lokale), si dhe qindra mbështetës. Gjithashtu me shumë rëndësi është fakti se Slow Food Chefs’ Alliance – Aleanca e shefave Slow Food u lancua në Shqipëri në Maj 2015.
Pas tre edicionesh në Sofje të Bullgarisë (2010, 2012) dhe në Dubrovnik të Kroacisë (2014), rrjeti i Terra Madre Balkans zgjedh Tiranën për takimin e tij të katërt. Terra Madre Balkans është rrjeti i parë i llojit të vet që bashkon komunitetet prodhuese ushqimore të vendeve të ndryshme të të njëjtit rajon.
Slow Food dhe Terra Madre formojnë së bashku një rrjet të rrënjosur thellë në rajon me mijëra mbështetës, 24 Slow Food Presidia, 100 bashkësi të prodhimit ushqimor, 50 shefa, 15 programe edukimi për ushqimin dhe shijen në shkolla si dhe më tepër se 280 produkte ballkanike të listuara në katalogun e Slow Food, në Arkën e Shijes.
Edicioni i katërt i Terra Madre Balkans organizohet brenda strukturës së projektit ESSEDRA, i bashkëthemeluar nga Bashkimi Europian përmes DG Enlargement (programi për Zgjerimin) dhe i promovuar nga Slow Food me synimin e mbështetjes së procesit të integrimit Europian për vendet e Ballkanit dhe Europës përmes forcimit të shoqërisë civile dhe aftësive të saj për të influencuar politikat dhe të promovojë modele të qëndrueshme të zhvillimit rural.
Një Konferencë Shtypi e parë dhe e rëndësishme në prezantimin e përbashkët të këtij projekti do të mbahet në Hotel Tirana International, Salla Onufri E Hënë, 18 Prill ora 12.00.
Për informacione të mëtejshme dhe kërkesa për intervista, ju lutem kontaktoni:
Slow Food International Press Office
Paola Nano, +39 329 8321285, [email protected], [email protected]
Ester Clementino, [email protected]
Slow Food Area Coordinator for the Balkans
Michele Rumiz, +39 0172 419 746, m.rumiz@sloëfood.it
Event Coordinator and leader of VIS Albania
PierPaolo Ambrosi, +355 68 205 6693
[email protected], [email protected]
Media Coordinator for Albania
Mira Tuci, +355 69 406 2218
miratuci.com, [email protected]
Slow Food përfshin më tepër se një milion njerëz të dedikuar dhe të apasionuar për ushqimin e mirë, të pastër dhe të vërtetë. Ky rrjet përfshin shefa të talentuar, të rinj, aktivistë, fermerë, peshkatarë, ekspertë dhe akademikë në rreth 160 vende; një rrjet me rreth 100,000 anëtarë Sloë Food të cilët janë të nënshkruar në 1,500 kapituj lokalë në të gjithë botën (e njohur si convivia), të cilët kontribuojnë përmes pagesës së anëtarërisë së tyre, e po kështu edhe eventet dhe fushatat që ata organizojnë; dhe më tepër se 2,400 komunitete të ushqimit Terra Madre që praktikojnë prodhimin në shkallë të vogël dhe të qëndrueshëm të prodhimeve ushqimore cilësore përreth botës.
Change the world through food
Learn how you can restore ecosystems, communities and your own health with our RegenerAction Toolkit.