Slow Food nis nje Observator mbi biodiversitetin

13 Oct 2015 | Albanian

« Nga raporti afatmesem mbi biodiversitetin e Komisionit Evropian nje panorame gjithone dhe me shqetesuese »

Ne ditet e meparshme Komisioni Evropian ka publikuar raportin afatmesem mbi monitorimin e biodiversitetit ne Evrope. Dokumenti prej 18 faqesh arrin ne perfundimin se ne kater vitet e fundit, pavarsisht nga perpjekjet e bera pikerisht ne 2011 nga Vendet Anetare, nuk ka pasur permiresime ne gjendjen e biodiversitetit te habitatet te lidhura me bujqesine dhe nuk ka pasur progres per arritjen e qellimeve te vendosura per 2020.

Ne vecanti, 77% e habitateve evropiane vazhdon te jete ne nje situate negative dhe 56% e specieve (bimore dhe shtazore) eshte ne rrezik.

Raporti i fundit i Komisionit Evropian thekson se nuk eshte bere mjaftueshem, dhe tregon bujqesine intensive si nje nga shkaqet kryesore te demtimit te biodiversitetit.

Ulja e biodiversitetit ne vazhdim mund te coje ne zhdukjen e nje specie ne 10 brenda fundit te ketij shekulli. Sipas studiueseve, po kalojme zhdukjen e gjashte ne mase te Historise, dhe njeriu me aktivitetet e tij eshte shkaku kryesor.

Piero Sardo, Presidenti i Fondacionit Slow Food per Biodiversitetin, kujton:

«Slow Food punon per te mbrojtur biodiversitetin agroushqyes prej 15 vitesh, dhe me projektet e tij Presidi (elemente bioushqyes)  dhe Arca del Gusto (arka e shijes) ka arritur rezultate kokrete ne shume Vende te botes, si deshmon nje kerkim i kryer nga Universiteti i Torino dhe i Palermo. Por perben nje pike ne det» shton <Sot do te hapim nje faze te re, per te reaguar ndaj nje situate emergjence ekstreme: Slow Food krijon nje observator mbi agrobiodiversitetin, nepermjet te cilit do te kerkojme te informojme ne menyre te thjeshte dhe te arritshme, duke vene ne qender te vemendjes situatat problematike, do te tregojme korrigjimet e mundshme dhe do te japim rendesi rezultateve pozitive te arritura, ne menyre qe pervojat pozitive mund te perseriten dhe te pershtaten situatave te ndryshme vendore. Zgjedhja e fushes midis dy modeleve produktive duhet te jete e qarte: prodhimi agroushqyes intensiv eshte shkaku kryesor i humbjes se biodiversitetit. Modeli i bujqesise shume fuksionale, te gjithanshme dhe te nje shkalle te vogel eshte ne gjendje te mbaje ne kohe cilesi dhe riprodhim te burimeve natyrore, te ruaje biodiversitetin dhe te garantoje integritetin e ekosistemeve».

Faqja web e Observatorit mbi Biodiversitetin e Slow Food mund ta shikoni ketu: http://www.fondazioneslowfood.com/en/our-themes/biodiversity/monitoring-biodiversity/

Për informacione të mëtejshme kontaktoni Zyrën për Shtyp pranë Slow Food Internacional:

Paola Nano, +39 329 8321285 [email protected] 

Slow Food mbledh miliona njerëz që ndjekin filozofinë e ushqimit “të mirë, të pastër e të drejtë”; një rrjet i përbërë nga të apasionuar, kuzhinierë, ekspertë, të rinj, prodhues, peshkatarë dhe akademikë prej më shumë se 158 shtetesh. Midis tyre, 100,000 anëtarë që u përkasin 1,500 grupesh vendore, të cilët kontribuojnë në financimin e shoqatës nëpërmjet kuotës së anëtarësimit dhe marrin pjesë në eventet e shumta të organizuara në vend. Anëtarëve u shtohen edhe 2000 komunitete ushqimi të Terra Madres, të cilat impenjohen për një prodhim agro-ushqimor të qëndrueshmëm nga fermerët e vegjël.

Change the world through food

Learn how you can restore ecosystems, communities and your own health with our RegenerAction Toolkit.

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Full name
Privacy Policy
Newsletter