Slow Food Chefs’ Alliance vjen në USA
19 Jul 2017 | Albanian
United States i bashkohet rrjetit të gjerë të Slow Food për shefat e kuzhinës në mbarë botën të cilët janë të angazhuar në gatimin dhe promovimin e produkteve nga Presidia, Ark of Taste dhe komunitete të tjera të prodhuesve lokalë.
Projekti i Slow Food Chefs’ Alliance ka që tani qindra anëtarë në 19 vende (Shqipëri, Argjentinë, Belgjikë, Brazil, Kanada, Kolumbi, Ekuador, Francë, Gjermani, Islandë, Indi, Itali, Kenia, Meksikë, Marok, Hollandë, Ugandë, Britani e Madhe dhe Rusi), duke i bërë USA vendin e 20të që anëtarësohet.
US Slow Food Chefs’ Alliance është prezantuar zyrtarisht gjatë eventit ndërkombëtar Slow Food Nations (Denver, 14-16 korrik). Tashmë janë anëtarësuar 31 shefa dhe mund të shikoni listën këtu.
“The Slow Food Chefs’ Alliance është një projekt shumë i mirë Slow Food, sidomos sepse shefat janë gjithmonë një hap përpara dhe vendosin se çfarë do të hanë njerëzit,” tha Kevin Mitchell, shefi-instruktor i parë Afrikano-Amerikan pranë Culinary Institute of Charleston në South Carolina. “Të adoptosh filozofinë e Slow Food është diçka pozitive, e pastër, e drejtë dhe themelore në kuzhinë pasi ushqimi lidhet kaq shumë me kaq shumë gjëra si ambienti, shëndeti dhe arsimi. Slow Food Chefs’ Alliance është diçka shumë e mirë jo vetëm për Slow Food USA por edhe për Slow Food në mbarë botën sepse bëhet fjalë për një shkëmbim reciprok të njohurive midis shefave në tërë botën. Jam krenar që jam pjesë e tij.”
Shefat kanë një rol themelor në ruajtjen e diversitetit biologjik dhe kulturor të ushqimit tonë. Ata interpretojnë historitë dhe ekosistemet e rajoneve të tyre me aftësi dhe krijimtari, duke mbështetur prodhuesit lokalë dhe duke ndërgjegjësuar ngrënësit mbi rolin që luajmë si roje të biodiversitetit. Slow Food Chefs’ Alliance është një rrjet që bashkon shefat në mbarë botën të cilët janë të angazhuar në mbrojtjen dhe celebrimin e biodiversitetit, traditat ushqimore, kulturat lokale dhe prodhuesit artizanalë të ushqimit.
Për më shumë informacione ju lutemi të kontaktoni:
Slow Food International Press Office
[email protected] | [email protected] – Twitter: @SlowFoodPress
Slow Food është një organizatë globale që parashikon një botë në të cilën njerëzit të kenë akses dhe të shijojnë ushqimin që është i mirë për ta, i mirë për ata që e kultivojnë dhe i mirë për planetin. Slow Food përfshin mëse një milion aktivistë, shefa, ekspertë, të rinj, fermerë,, peshkatarë dhe arsimtarë në mëse 160 vende. Mes tyre, rrjeti prej rreth 100,000 anëtarësh të Slow Food është i lidhur me 1,500 filiale lokale në mbarë botën, duke kontribuar përmes kuotës së anëtarësimit, si dhe eventet dhe fushatat që organizojnë. Si pjesë e rrjetit, më shumë se 2,400 komunitete Terra Madre food praktikojnë produktin në sasi të vogël dhe të qëndrueshme të ushimeve cilësore në tërë botën.
Change the world through food
Learn how you can restore ecosystems, communities and your own health with our RegenerAction Toolkit.