Programi i Eventit Terra Madre Ballkani 2014
12 Jun 2014 | Albanian
I organizuar nga Kinookus me mbështetjen e Slow Food, edicioni i tretë i Terra Madre Ballkani mbahet prej 19 Qershor deri më 22 Qershor në Dubrovnik dhe bashkon komunitetet e ushqimit nga Europa Juglindore për të celebruar traditat e tyre të ushqimit dhe të bëjnë thirrje për veprim për të ruajtur trashëgiminë e tyre rurale. Do të marrin pjesë më shumë se 200 delegatë nga 11 vende (Shqiperia, Bosnia dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë, Rumania, Serbia dhe Turqia).
Carlo Petrini, themelues dhe president i Slow Food, do të marrë pjesë në Terra Madre Ballkani dhe do të flasë në dy konferencat ditën e Shtunë, 21 Qershor.
Si një pjesë e rëndësishme e këtij eventi, tek parku historik Gradac do të organizohet Tregu i Tokës me përfaqësues nga 68 komunitete ushqimi nga Europa Juglindore. Tregu do të përmbajë 32 kabina – të paktën nga një për secilin nga njëmbëdhjetë vendet përfaqësuese -, disa prej tyre do të ofrojnë produkte të Presidiave Slow Food ose Arkës së Shijes. Tregu, gjithashtu, do të ekspozojë produkte nga Presidiat Slow Food të vendeve të ndryshme, si: Djathrat e Malit Mavrovo Reka (Maqedonia), Branza de Burduf nga Malet Bucegi (Rumania), Rakia e Kumbullës Gledić Crvena (Serbia), Bollgur nga Gruri Seyez (Turqi).
Disa nga produktet që do të mund të gjeni tek Tregu i Tokës janë, për shembull, një seleksionim i djathrave dhe bulmetra autoktonë Kroatë si ‘škripavac’, djathë i bërë nga qumështi busha (i nominuar në Arkën e Shijes), djathë i thatë nga rajoni Međimurje, djathë dhie nga Slavonia Lindore, dhe i mirënjohuri djathi Paški i cili vjen nga një baxho familjare nga ishulli Pag.
Tregu është një hapësirë ku mund të zbulohen dhe të shijohen disa produkte të rralla, si edhe të dëgjohen raportet e dorës së parë dhe të mësohet nga prodhuesit dhe përfaqësuesit të cilët sjellin me vete eksperiencen e tyre dhe dijet e lashta mbi territorin, teknikat e prodhimit tradicional dhe dallojnë karakteristikat e një produkti. Kjo formë edukimi na jep mundësinë për të përjetuar ushqimin me anë të shqisave të ndryshme: që nga shikimi dhe dëgjimi, deri tek shijimi dhe nuhatja.
Më poshtë janë disa nga konferencat që do të mbahen me rastin e Terra Madre Ballkanit pranë Universitetit të Dubrovnikut, Kampusit, Amfiteatrit:
– Konferenca Plenare e Terra Madre Ballkanit: Delegatët e Terra Madre Ballkanit do të takohen në konferencën plenare, ku temat kryesore të ditëve në vazhdim do të jenë: nga roli që BE duhet te luajë për të mbështetur fermerët e vegjël të rajonit, deri tek thirrja për praktika të qëndrueshme të peshkimit në detin Adriatik; nga produktet tradicionale dhe Indikacionet Gjeografike, deri tek Arka e Shijes së Slow Food dhe projektet Presidia; nga roli i të rinjve në bujqësi dhe prodhimin ushqimor, deri tek nevoja per edukim mbi shijen midis shoqërisë në Ballkan. E Premte, 20 Qershor, 10:30 – 13:00.
– Mbështetje për fermerët e vegjël në Ballkan: BE është fajësuar shpesh për imponimin e rregullave strikte që kufizojnë prodhuesit e vegjël, duke kërcënuar në këtë mënyrë traditat lokale dhe dijet mbi prodhimin artizanal të ushqimit. Kjo konferencë ka për qëllim futjen e masave fleksibile që ekzistojnë në rregulloren e BE-së dhe prezantimi i rasteve të studimit ku qeveritë e vendeve anëtare në Ballkan kanë përfituar nga kjo mundësi. Konferenca do të prezantojë një përmbledhje të Politikës së zhvilluar nga partnershipi ESSEDRA dhe Forum Synergies, e cila do të lançohet zyrtarisht pas amendamenteve të nevojshme. E Premte, 20 Qershor, 15:00 – 17:00.
– Konferencë mbi Produktet Tradicionale dhe Indikacioneve Gjeografike të Mbrojtura (IGM): Ndërkohë që më shumë se 1,400 produkte janë aktualisht të mbrojtura me anë të indikacioneve gjeografike në BE, vetëm pak prej tyre i përkasin rajonit të Ballkanit. E organizuar nga FAO dhe OJF REDD, kjo konferencë ka për qëllim të hedhë dritë mbi proçesin që çon në përcaktimin e Indikacioneve Gjeografike. Do të prezantohet rasti i mandarinave nga Lugina Neretva në Kroaci dhe i suxhukut kulen nga rajoni Baranja, së bashku me një prezantim të Hrvatski Otočni Proizvod i lançuar nga Ministri Kroat i Zhvillimit Rajonal. E Premte, 20 Qershor, 17:30 – 20:00.
– Përtej Arkës së Shijes – Përcaktimi i Strategjisë së Terra Madre Ballkani për të Ruajtur Traditat Ushqimore në Rrezik: Mbi 120 produkte nga Ballkani dhe Anadolli janë rregjistruar në Arkën e Shijes – Katalogu Internacional i Slow Food i ushqimeve në rrezik. Këto produkte janë pjesë e kulturës ushqimore të komuniteteve lokale, të cilat për shkak të arsyeve të ndryshme ekonomike, politike dhe sociale, janë të brishta dhe nuk mund të mbështesin prodhimin e ushqimit unik ballkanas. Qëllimi kryesor i rrjetit Terra Madre Ballkani është të përcaktojë hapat dhe mjetet e mëtejshme për të shpëtuar këto produkte nga zhdukja, duke u kujdesur dhe edukuar komunitetet lokale të ushqimit. Carlo Petrini do të mbajë një fjalim hapës për takimin. E Shtunë, 21 Qershor, 10:00 – 12:00.
Për programin e plote të eventit dhe konferencave, ju lutem vizitoni: http://www.essedra.com/media/ING_depliant-TM-balcani.pdf
Për informacione të mëtejshme:
www.slowfood.com
www.terramadre.org
http://www.slowfoodfoundation.com/
www.kinookus.com
Michele Rumiz
Slow Food – Area Coordinator for the Balkans
+39 0172 419 746; [email protected]
Paola Nano
Slow Food International – Press Office
Ivo Kara Pesic
Event Coordinator and leader of Slow Food Dubrovnik – KinoOkus
+385 95 9295 764; [email protected], [email protected]
Eventi ndërkombëtar i Terra Madre dhe Salone del Gusto do të zhvillohet në Torino nga 23-27 Tetor të këtij viti. Salone del Gusto dhe Terra Madre do të bashkohen edhe një herë në një event të përbashkët në të cilin do të jenë të pranishëm komunitetet e ushqimit nga e gjithë bota ashtu si edhe prodhuesit, Presidio Slow Food dhe kuzhinierët, Seminare mbi Shijen dhe aktivitete edukuese. Salone del Gusto dhe Terra Madre 2014 në Torino do të organizojnë një hapësirë ekspozuese prej rreth 100 metra katror dedikuar tërësisht për Ballkanin, ku më shumë se 50 komunitete të ushqimit dhe Slow Food Presidia do të shfaqin dhe të shesin prodhimet e tyre.
Change the world through food
Learn how you can restore ecosystems, communities and your own health with our RegenerAction Toolkit.