Një delegacion premtues nga Ballkani në “Terra Madre Salone del Gusto”
23 Aug 2022 | All Languages
Torino, Itali, 22-26 shtator
Kërkoni akreditimin tuaj të shtypit
Edicioni i 14-të i “Terra Madre Salon del Gusto” do të mbahet në Torino në datat 22-26 shtator 2022. “Terra Madre”, grumbullimi më i madh i rrjetit “Slow Food”, synon të projektojë një të ardhme ndryshe për ushqimin, një të ardhme që merr formë përmes zgjedhjeve të përditshme të individëve, në përpjekjet e përbashkëta të komuniteteve dhe në politikat e institucioneve publike dhe private. Në eveniment do të marrin pjesë më shumë se 3000 delegatë nga 130 vende dhe më shumë se 700 ekspozues.
Delegacioni i “Slow Food” nga Ballkani përmbëhet rreth 130 persona. Ata do të sjellin në Torino njohuritë e tyre për aktivitetet edukuese “RegenerActions” dhe aftësitë në kulinari për seminaret e degustimit.. Mali i Zi do të jetë shteti me numrin më të madh të përfaqësuesve, ku këtë vit në Torino do të vijnë 30 delegatë, i ndjekur nga Shqipëria me 21 persona, Bullgaria me 18 persona dhe Maqedonia e Veriut me 15 persona. There will be 12 delegates from Turkey, 8 from Bosnia and Herzegovina, 7 from Romania, 6 from Croatia, 6 from Greece, 2 from Kosovo and 3 from Serbia.
Tregu i “Terra Madre” do të mirëpresë disa stenda me prodhues nga rajoni. “Slow Food” nga Maqedonia e Veriut do të jetë i pranishëm me një kuzhinë dhe do të propozojë degustime dhe prezantime falë kontributit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Maqedonisë së Veriut. Rrjeti “Slow Food” nga Shqipëria do të paraqesë një mulli fotovoltaik, në bashkëpunim me OJQ-të VIS dhe CESVI dhe me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë. Grupi lokal i veprimit Dealurile Tarnavelor LAG me seli bazë në Saschiz, Romani do të jetë i pranishëm, si dhe do të promovojë prodhues dhe artizanë nga territori i “Tarnavelor Hills LAG”.
Një grup prodhuesish grekë do të sjellin produktet e tyre në “Terra Madre” duke lundruar nga ishujt grekë në Liguria. Ato do të ofrohen në një stendë të dedikuar. Ekspozues të tjerë nga Shqipëria dhe nga rrjeti “Slow Food” në Bullgari dhe Mal të Zi do të jenë të pranishëm në panair dhe do të prezantojnë traditat e tyre ushqimore.
Të enjten, më datë 22 shtator, në orën 3.30 pasdite, Altin Prenga, shef i Aleancës së Kuzhinierëve në Shqipëri, do të prezantojë një pjatë që është simbol i këtij shteti, siç është peta, një bukë e sheshtë misri e bardhë dhe e krokante e zonës së Zadrimës e mbushur me produkte nga Arka e Shijes Shqiptare, gjatë degustimit “RegenerActions” Peta, Piadina and Crescentina, Street Food Between Albania and Emilia Romagna.
Në të njëjtën ditë, në orën 5 pasdite versione turke dhe bullgare të byrekut, të mbushur me vezë dhe djathë, do të jenë protagonistë të degustimit “RigenerAction” Filo Pastry, Cheese and More … All The Shapes and Forms of Burek. Në orën 7 pasdite, studenti i “Unisg”, Alexandros Alexandrou, do të prezantojë një aperitiv tipik grek me feta, kaperi, verë, drithëra, rigon dhe mjaltë gjatë Aperitif: Italy meets Greece.
Të premten e datës 23, në orën 3:30 pasdite, Carlo Nesler, një mjeshtër i proceseve të fermentimit, do të udhëheqë pjesëmarrësit në një përvojë që vjen nga Ballkani (me trahananë bullgare nga një përzierje e fermentuar e kosit dhe drithërave) dhe nga Spanja gjatë aktivitetit “RegenerAction” Don’t Throw It Away. Ferment it! Në orën 4:30 pasdite, Igor Stojanovic, drejtuesi i komunitetit “Slow Food” të Romës dhe Sintit do të marrë pjesë në takimin Rom, Social Inclusion Through The Millenary History of Travel Gastronomy.
Në të njëjtën ditë, në orën 8:30 pasdite, shefi shqiptar Altin Prenga do të gatuajë një darkë me shefin italian Daniele Maurizi Citeroni gjatë takimit për darkë Adriatic Alliance: Inland Gastronomy From Albania To The Marche.
Të shtunën, në datën 24, në orën 3 pasdite prodhuesi turk Alen Mevlat do të marrë pjesë në forumin The Olive: A Plant Of Civilization do të prezantojë rrjetin “Slow Olive” dhe presidiumet e tij në Itali, Spanjë dhe Turqi. Në orën 4 pasdite, djathërat e vjetërsuar turk në lëkurë deleje do të jenë protagonistë në prezantimin The Cave In The Center Of The World.
Të dielën, në datën 25, në orën 17:30 do t’i dedikohet një moment tjetër kuzhinës greke. Shefi Nikos Fotiadis do të përgatisë në kuzhinën e “Terra Madre” një pjatë nga Epiri.
Të hënën, në datën 26, në orën 10 paradite brenda muzeut “Lavazza” do të jetë e mundur të eksplorohet historia e kafes përmes mënyrave të ndryshme të përgatitjes dhe shijimit të saj sipas traditave të vendeve të ndryshme, që nga kafja turke, tek ajo braziliane “çorap” dhe kafja Touba nga Senegali, gjatë seminarit të degustimit Coffee in Every Language.
Takoni delegatët
Përtej programit zyrtar, shumë delegatë nga Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe Turqia do të jenë të pranishëm në “Terra Madre Salone del Gusto”. Do të jetë e mundur të takoni kuzhinierë të ndryshëm, prodhues të presidiumeve, siç janë prodhuesit e “Mishavine” nga Shqipëria, të vlerësuar me çmim në “Cheese 2021” (Djathi 2021) dhe prodhues të Arkës së Shijes, aktivistë të ushqimit, gazetarë, edukatorë dhe akademikë nga rajoni.
Terra Madre Salone del Gusto is organized by Slow Food, Piedmont Region and City of Turin, with the patronage of the Ministry of Agriculture Food and Forestry, the Ministry for Ecological Transition and Anci. The event has been made possible by the support of companies who believe in the values and objectives of the event, including Main Partners: Iren, Lavazza, Parmigiano Reggiano, Pastificio di Martino, QBA – Quality Beer Academy, Reale Mutua and UniCredit; Fondazione Compagnia di San Paolo, Fondazione CRT, Consulta delle Fondazioni di origine bancaria del Piemonte e della Liguria.
Terra Madre Salone del Gusto Press Office
Slow Food
Alessia Pautasso – [email protected] (+39) 342 8641029
Paola Nano – [email protected] (+39) 329 8321285
Piedmont Region
Donatella Actis – [email protected] (+39) 335 7586327
City of Turin
Luisa Cicero – [email protected] (+39) 346 2356935
Slow Food is a worldwide network of local communities founded in 1989 in order to counteract the disappearance of local food traditions and the spread of fast food culture. Since then, Slow Food has grown to become a global movement that involves millions of people in more than 160 countries and works so that we can all have access to good, clean and fair food.
Change the world through food
Learn how you can restore ecosystems, communities and your own health with our RegenerAction Toolkit.