Fituesit e Çmimeve “Slow Cheese” përurojnë Djathin 2021

17 Sep 2021 | Albanian

Fituesit e këtij viti vijnë nga India, Franca, Shqipëria dhe Italia

Këtë mëngjes, u përurua Edicioni i 13 -të i Djathit, në Bra, Itali. Të pranishëm ishin Fabiana Dadone, Ministri Italian i Politikave Rinore, Marco Protopapa, këshilltar për bujqësinë i Rajonit të Piemontes, Luigi Icardi, këshilltar shëndetësor i Rajonit të Piemontes, Gianni Fogliato, kryetar i qytetit të Bra, Carlo Petrini, President i Slow Food Ndërkombëtar dhe autoritetet kryesore vendore.

Tanimë në vitin e tyre të shtatë, Çmimet Slow Cheese, u prezantuan gjatë kësaj ceremonie. Çmimet i dedikohen barinjve dhe prodhuesve të djathit artizan, të cilët refuzojnë mënyrat e shkurtra që ofron teknologjia moderne dhe punojnë me respekt për natyralitetin, traditën dhe mirëqenien e kafshëve. Pasioni dhe përkushtimi që ata demonstrojnë në kërkimin e cilësisë, mban gjallë një trashëgimi të jashtëzakonshme të aftësive dhe peizazheve tradicionale. Këta janë prodhues të shkallës më të vogël, të cilët pavarësisht gjithë punës së tyre të madhe, rreziqeve dhe izolimit të përfshirë, vazhdojnë të rezistojnë. Fituesit u përzgjodhën në bazë të angazhimit të tyre, jo vetëm për të bërë djathëra natyralë të qumështit të papërpunuar, por veçanërisht për bujqësinë e drejtë dhe miqësore ndaj kafshëve.

Fituesit e Çmimeve Slow Cheese të këtij viti të janë:

1) Angela Saba, prodhuese e djathit Pecorino me qumësht të papërpunuar në Maremma (Toskana – Itali), Slow Food Presidium

Angela është një shembull, për të gjithë ata që duan të fillojnë rrugën e bukur dhe të vështirë të bujqësisë dhe prodhimit të djathit. Një rrugë veçanërisht e vështirë për gratë dhe për ato që duan të prodhojnë ushqim të shëndetshëm dhe të mirë, në harmoni me tokën. Babai i Angelës është një bari në Sardenja, ndërsa nëna e saj është nga Abruzzo. Ajo u rrit në Maremma dhe mori fermën së bashku me vëllain e saj. Sot ajo kujdeset për 300 dele dhe 20 dhi, zgjedh me kujdes sanën dhe kullotat dhe shmang çdo produkt që mund të dëmtojë kafshët ose tokën. Ajo punon vetëm me qumësht të papërpunuar dhe pa ndihmën e fermenteve kimike, lufton për të drejtat e barinjve dhe prodhon pecorino të jashtëzakonshme.

Ky çmim i kushtohet Agitu Ideo Gudeta, prodhues i qumështit dhe blegtorisë, nga komuniteti baritor Etiopian, i emigruar në Trentino Alto Adige, i cili u vra në Dhjetor 2020.

2) Renato Gortani, prodhues i Çuç di Mont (Friuli Venezia Giulia – Itali), Slow Food Presidium

Renato Gortani, një bari ndër breza, i cili ka përcjellë njohuritë e tij dhe traditën e kultivimit të kullotave malore, përmes punës së tij gjatë gjithë jetës. Falë tij dhe djathbërësve të rinj që kanë ndjekur hapat e tij, çuç di mont, djathi i qumështit të lopës nga Carnia, tani pjesë e Slow Food Presidium, është i ruajtur. Në malgën e tij, në një lartësi prej 1583 metrash, ai rrit rreth tetëdhjetë lopë alpine ngjyrë kafe dhe në maj të çdo viti, kullota tradicionale e kafshëve në malga – e cila është praktikuar në këtë zonë alpine që para vitit 1000 – është një ngjarje e vërtetë për të gjithë komunitetin. Gjithmonë, ai ka pasur bindjen, se kafshët janë ruajtësit e mjedisit: qëndrimi në kullotat alpine i lejon ata të ushqehen me një kullotë unike, e cila është e domosdoshme për të bërë djathë cilësor, por është gjithashtu vendimtare për mirëqenien e tyre dhe atë të zonës. Shikoni videon këtu: https://www.youtube.com/watch?v=Uq84T0R_wJE

3) Walter Dragu, prodhues i djathit Mishavin, Shqipëri, Slow Food Presidum

Walter ka trashëguar nga prindërit e tij njohurinë e çmuar, që rrezikonte të zhdukej, dhe së bashku me gruan e tij Melinda Pepushai, ka vendosur të qëndrojë në një nga rajonet më të largëta dhe të padepërtueshme të Evropës, duke dhënë një shembull për shumë të rinj të tjerë. Djathi Mishavin prodhohet ekskluzivisht në muajt e verës, kur tufat kullosin lirshëm në male, në dy fshatra të vegjël në rajonin e Kelmendit, në veriun e largët të Shqipërisë, në kufi me Malin e Zi. Ky djath i përket familjes së lashtë të djathrave në trastë dhe është rezultat i një teknike shumë të veçantë: gjiza pritet në copa, lihet të pushojë për dhjetë ditë dhe më pas shkërmoqet me dorë dhe vendoset në enë druri. Ky djathë i lashtë ka mbijetuar falë prodhuesve të vegjël të Presidiumit, të cilët e kanë kthyer atë në një burim krenarie për të gjithë rajonin. Walter Dragu mori këtë drejtim të rëndësishëm nga prindërit e tij Lucie dhe Tom, të cilët, ndryshe nga pjesa tjetër e familjes që emigruan në Shtetet e Bashkuara, vendosën të qëndrojnë në Shqipëri dhe të punojnë për t’i dhënë tokës së tyre një të ardhme.

4) Daljit Singh – Emigranti mbarështues (nga India në Itali)

Historia e Daljit është e jashtëzakonshme, siç është marrëdhënia e tij me kafshët. Kur mbërriti për herë të parë në Itali, ai punoi për disa vjet në cirkun Togni, por pasi krijoi familjen e tij, filloi të punonte në ferma të ndryshme të qumështit në Itali dhe prej disa vitesh tani është vendosur në Fermën Fiandino në Villafalletto (në provincën e Cuneo-s). Jeta e tij e përditshme përcaktohet nga ritmi i punës së kujdesit ndaj kafshëve. Cilësia e jetës së lopëve, qumështit dhe djathrave që prodhojnë, kushtëzohen nga marrëdhënia midis fermerit dhe kafshës: sipas Daljit, është thelbësore të flasësh me ta me butësi, të tregosh dashuri dhe kujdes. Mbi të gjitha, lutuni kur jeni në mesin e tyre dhe këndojuni atyre këngë shpirtërore për t’i ndihmuar të pushojnë dhe të pasurojnë vendin ku jetojnë me energji pozitive. Çdo Sikh dëshmon besimin e tij dhe sjell paqe në çdo moment të jetës së tij, madje edhe në përditshmëri, në marrëdhënien e tij me kafshët e shenjta.

5) François Borel – Bari dhie dhe prodhues i djathit Brousse du Rove (Francë)

François Borel me Bernard Borel, Luc Falcot dhe fermerë të tjerë të ‘Grupit prodhues të djathit Brousse du Rove’ kanë ruajtur prej vitesh racën autoktone të dhisë Rove, duke e rritur atë gjatë gjithë vitit në kullotat e rajonit Bouches-du-Rhne të Provences.

Qumështi i tyre përdoret për të bërë “brousse”, një produkt qumështi historik me mpiksje laktike dhe që duhet ngrënë shumë i freskët, i cili vite më parë u zhvlerësua për shkak të prodhimit masiv, duke përdorur qumësht industrial me cilësi të ulët, ndonjëherë edhe qumësht lope. Vendosmëria e fermerëve të grupit, për të rikthyer dinjitetin në praktikat baritore, të racës Rove, për të cilët ata janë kujdestarë të apasionuar, si dhe brousse-t, çoi në njohjen e Presidiumit në 2007 dhe cmimin e PDO-së në 2020, mbështetur nga një specifikim që është shembullor për rigorozitetin dhe respektimin e traditës.

Brousse du Rove tani është emërtimi më i vogël i djathit me origjinë në Francë.

 

6) Paolo Ciapparelli – Djathi Historik Rebel dhe Furmàcc del Féen (Lombardi – Itali), Slow Food Presidium

Paolo Ciapparelli është një nga simbolet e aktivizmit më pasionant të qumështit. Ai nuk është prodhues i djathit, nuk është fermer, por për fermerët alpinë të Luginave Bitto, ai është shumë më tepër se kaq. Falë tij dhe energjisë së tij, sot të gjithë në botë e njohin Djathin Historik Rebel dhe betejën e tyre për të njohur vlerën e kullotjes dhe historinë e shkëlqyer të prodhimit të djathit në këtë pjesë të Alpeve. “Ne u konsideruam subversivë sepse donim që lopët të hanin bar” është një nga frazat e tij emblematike, e cila përmban jo vetëm thelbin e gjithë angazhimit në jetën e tij, por edhe arsyen e ekzistencës së Slow Food Cheese Presidia. Pa silazh, pa ushqim në kullota malore, vetëm bar. Pa fermentime, vetëm njohuri artizanale. Kjo është gjithçka që nevojitet për të prodhuar një nga djathrat më të jashtëzakonshëm në botë. Falë Paolos, prodhuesit janë bashkuar dhe kanë ndarë menaxhimin e procesit të maturimit kolektiv dhe së bashku ata shesin djathin e tyre veror dhe prodhimin e tyre dimëror, Furmàcc del Féen, të dyja pjesë e Slow Food Presidia. Edhe Mountain Pasture Maschèrpa, një djathë ricotta, i marrë nga përpunimi i hirrës nga proceset e mëparshme të prodhimit të djathit, tani është në tryezat e restoranteve me yje dhe në katalogun Arka e Shijes së Slow Food.

 

Cheese 2021 is organized by the City of Bra and Slow Food with the support of the Ministry of Agricultural, Food and Forestry Policies, the Ministry for Ecological Transition and Piedmont Region. The event has been made possible by the support of companies who believe in the values and objectives of the event, including Main Partners: BBBell, BPER Banca, Consorzio del Parmigiano Reggiano, Egea, Pastificio Di Martino, Quality Beer Academy (QBA) and Reale Mutua.
Cheese Press Office
Slow Food: Paola Nano (329 832 1285); Alessia Pautasso (342 864 1029); [email protected]
City of Bra: Elena Martini, Roberto Buffa;  0172 438278; [email protected]
www.slowfood.com – www.comune.bra.cn.it

Change the world through food

Learn how you can restore ecosystems, communities and your own health with our RegenerAction Toolkit.

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Full name
Privacy Policy
Newsletter