Aleanca Slow Food e Kuzhinierëve vjen në Shqipëri!

19 Jun 2015 | Albanian

 Slow Food dhe VIS Albania (Volontariato Internazionale per lo Sviluppo) – në bashkëpunim me Ministrinë Shqiptare të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave – janë të nderuar t’ju njoftojnë krijimin e Aleancës Slow Food të Kuzhinierëve në Shqipëri.

Prezantimi i Aleancës do të mbahet më 19 Qershor 2015, në orën 9:00 në ambjentet e Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Sheshi Skënderbej, nr 2, në Tiranë.

Gjatë eventit do të mbajnë fjalën: Piero Sardo, president i Fondacionit Slow Food për Biodiversitetin, Pier Paolo Ambrosi, koordinator i projekteve VIS Albania, Lauresha Grezda, Drejtore e Prodhimit Bujqësor dhe Politikave Tregtare në Shqipëri dhe Armand Kikino, ekspert i historisë gastronomike shqiptare.

Në vazhdim do të shpërndahen çertifikatat për kuzhinierët që do të anëtarësohen në Aleancën e Kuzhinierëve dhe do të ketë degustim të prodhimeve tradicionale shqiptare.

Aleanca Slow Food e Kuzhinierëve mbështet prodhuesit e vegjël, mbrojtësit e biodiversitetit ushqimor në të gjithë botën. Kuzhinierët zgjedhin dhe përdorin çdo ditë në kuzhinat e tyre produkte të Presìdiave, Arkës së Shijes dhe perimet, frutat, djathrat e prodhuara në vend. Sot, projekti i Aleancës është i pranishëm në Itali, Holandë, Marok dhe Meksikë.

Shqipëria numëron 22 produkte të Arkës së Shijes, një Presidio të krijuar (Gliko e Përmetit), dhe një në krijim e sipër (Mishavina, një djath i përgatitur nga barinjtë e Kelmendit të sipërm, lart në Alpet shqiptare).

Për të mbështetur realitetet e vogla dhe për të ruajtur biodiversitetin dhe traditat kulinare, Slow Food ka kërkuar ndihmën e shumë kuzhinierëve, të cilët prej disa vitesh e kanë kthyer Shqipërinë në një panoramë gastronomike interesante.  

Kuzhinierët që janë anëtarë të Aleancës janë: Altin Prenga – lider i Konviviumit Slow Food Fishta dhe menaxhon restorantin Mrizi i Zanave së bashku me vëllain e tij Anton, tashmë të njohur në të gjithë vendin. Duke iu referuar osterive italiane, Altin Prenga ka krijuar një restorant që bashkon traditën dhe inovacionin, duke përdorur prodhime vendore dhe të qëndrueshme, të cilat i blen direkt nga prodhuesit e vegjël të zonës.  

Në projektin e Aleancës bëjnë pjesë edhe: Urim Jaçe nga restorant Antigonea në Përmet; Alfred Marku nga Rapsodia në Lezhë; Kasem Hida nga Kasemi në Elbasan; Gjon Dukgilaj nga Tradita Gegë & Toskë dhe Marketin Rraboshta nga Enoteka, të dy në Shkodër. Gjithashtu, në Tiranë: Reshat Taku nga Shefat e Kuzhinës, Zamira Buxheli nga Bujtina e Gjelit, Rajdi Pojanaku nga Rajdi & Co, Rigels Rumani nga Mondial, Gëzim Musliaka nga Gourmet Markezi, Leonidha Velika nga Nano Resort, Dashamir Elezi nga Etnik dhe Bledar Kola i kthyer në vend pas një eksperience të gjatë tek Noma në Kopenhagen.

Për informacione të mëtejshme kontaktoni Zyrën për Shtyp pranë Slow Food Internacional:

Paola Nano, +39 329 8321285 [email protected]

Slow Food mbledh miliona njerëz që ndjekin filozofinë e ushqimit “të mirë, të pastër e të drejtë”; një rrjet i përbërë nga të apasionuar, kuzhinierë, ekspertë, të rinj, prodhues, peshkatarë dhe akademikë prej më shumë se 150 shtetesh. Midis tyre, 100,000 anëtarë që u përkasin 1,500 grupesh vendore, të cilët kontribuojnë në financimin e shoqatës nëpërmjet kuotës së anëtarësimit dhe marrin pjesë në eventet e shumta të organizuara në vend. Anëtarëve u shtohen edhe 2000 komunitete ushqimi të Terra Madres, të cilat impenjohen për një prodhim agro-ushqimor të qëndrueshmëm nga fermerët e vegjël. 

Change the world through food

Learn how you can restore ecosystems, communities and your own health with our RegenerAction Toolkit.

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Full name
Privacy Policy
Newsletter