Aleanca Slow Food e Kuzhinierëve takohet në Toskanë 200 kuzhinirë nga 7 Shtete për të luftuar kundër ndryshimeve klimaterike

17 Oct 2017 | Albanian

Të dielën 15 dhe të hënën 16 tetor u zhvillua në Montecatini Terme, në Toskanë, takimi i dytë i kuzhinierëve të Aleancës Slow Food, në praninë e 200 kuzhinierëve me prejardhje nga shtatë shtete (Shqipëria, Rusia, Italia, Islanda, Belgjika, Franca, Hollanda). 

Në qendër të takimit të Aleancës Slow Food të kuzhinierëve të këtij viti ishin ndryshimet klimaterike dhe mënyrat me të cilat kuzhinierët mund të ndihmojnë në ndalimin e këtij fenomeni. 

Slow Food ka nisur një fushatë ndërkombëtare për të mbështetur projektet që luftojnë kundër ndryshimeve klimaterike dhe kuzhinierët e Aleancës do të jenë dëshmitarët kryesorë.

Prodhimi i ushqimit është viktimë por edhe shkaktar i ndryshimit klimaterik, është shkaku i çlirimit të 21% të gazrave të dëmshme. Flasim për ushqimin e prodhuar me sisteme intensive dhe të industrializuara, përmes përdorimit të fuqishëm të kimikateve dhe mekanizimit, përdorimit të një sasie të madhe uji, të rracave të përzgjedhura të kafshëve si dhe të farave. Një model prodhimi që ka dështuar dhe që po gërryen biodiversitetin e planetit. Kundër këtij modeli bujqësor, Slow Food propozon mbështetjen e komuniteteve rurale vendore që prodhojnë në mënyrë të drejtë, duke ruajtur dituritë që përndryshe rrezikojnë të zhduken.

Aleanca Slow Food bashkon mëse 800 kuzhinierë prej 20 shteteve në botë të cilët nga Shqipëria në Hollandë, nga Maroku në Meksikë, mbështesin prodhuesit e vegjël që ruajnë biodiversitetin, duke përdorur çdo ditë në kuzhinat e tyre prodhime të Presidia, të Ark of Taste dhe perime, fruta e djathra “të mirë, të pastër dhe të drejtë” të prodhuar në vend.

Kuzhinierët e aleancës përkthejnë çdo ditë në veprime konkrete fushatat e promovuara nga Slow Food: që nga lufta kundër ndryshimeve klimaterike deri në iniciativat kundër shpërdorimit të ushqimeve, ushqimeve gjenetikisht të modifikuara, konsumit të tepërt të mishit në favor të biodiversitetit. Por jo vetëm kaq: kuzhinierët e Aleancës udhëtojnë, takohen, marrin pjesë në evente, gatuajnë bashkë. Si në këtë rast, kur në mbrëmjen e të djelës 15 tetor katër kuzhinierë nga Shqipëria, Rusia, Islanda dhe Belgjika gatuan bashkë për të gjithë kolegët e mbledhur në Montecatini. Ndërsa, gjatë ditës, një treg me 50 prodhues të Presìdi italianë ka sjellë në qytezën toskane një përzgjedhje prej mëse 500 produkte që duhen shpëtuar dhe që mbrohen nga Slow Food.

Në përfaqësim të Aleanca Slow Food të Kuzhinierëve shqiptare ka marrë pjesë Matriona Shahini nga restoranti Amel në Përmet (Shqipëri): “Slow Food do të thotë të vlerësosh vlerën e një produkti, personin që e prodhon atë, personin që e gatuan, personin që ta servir në tavolinë, pra të gjithë zinxhirin. Aleanca e shefave të kuzhinës është një ushtri njerëzish që kanë të njëjtin qëllim: të shpëtojnë traditën e prindërve ose gjyshërve si dhe ushqimin e pastër, të kulluar dhe të shijshëm që na kanë përcjellë.”

Për më shumë informacione mbi protagonistët e Aleancës në Shtetet e ndryshme: https://www.fondazioneslowfood.com/en/what-we-do/slow-food-chefs-alliance/

Për më shumë informacione ju lutemi të kontaktoni:

Slow Food International Press Office

Paola Nano, Giulia Capaldi

[email protected] – Twitter: @SlowFoodPress

Slow Food është një organizatë globale që parashikon një botë në të cilën njerëzit të kenë akses dhe të shijojnë ushqimin që është i mirë për ta, i mirë për ata që e kultivojnë dhe i mirë për planetin. Slow Food përfshin mëse një milion aktivistë, shefa, ekspertë, të rinj, fermerë,, peshkatarë dhe arsimtarë në mëse 160 vende. Mes tyre, rrjeti prej rreth 100,000 anëtarësh të Slow Food është i lidhur me 1,500 filiale lokale në mbarë botën, duke kontribuar përmes kuotës së anëtarësimit, si dhe eventet dhe fushatat që organizojnë. Si pjesë e rrjetit, më shumë se 2,400 komunitete Terra Madre food praktikojnë produktin në sasi të vogël dhe të qëndrueshme të ushimeve cilësore në tërë botën.

Change the world through food

Learn how you can restore ecosystems, communities and your own health with our RegenerAction Toolkit.

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Full name
Privacy Policy
Newsletter