Terra Madre Salone del Gusto 2016 paraqitet jashte

Te reja te rendesishme per ngjaren nderkombetare qe cdo dy vjet sjell ne Torino (Itali) mijera fermere dhe artizane te ushqimit prej 150 Vende: ne pervjetorin e njezete nga takimi i pare te Salone del Gusto, dhe pas tridhjete vjetesh nga themelimi i Slow Food ne Itali, organizuesit kane vendosur te fetojne te dyja evenimentet duke menduar ngjarjen me pikesynimin e te rese.

Vendi

Location brenda nje poli te panairit ka arritur kohen e tij: tematikat e lidhura me filozofine e ushqimit te mire, te paster dhe te drejte, te cuara perpara nga rrjeti boteror i Slow Food dhe Terra Madre Salone del Gusto, tashme u perkasin te gjitheve dhe duhet te perfitohen ne nivel publokisht me te perhapur.

Ja perse Rajoni Piemonte, Qyteti i Torino dhe Slow Food kane vendosur te hapin portat ngjarjes, dhe te “pushtojne” vendet me te bukura dhe prestigjiose te qytetit. Parku i Valentino, Fshati Mesjetar, Pallati Mbreteror, Teatri Carignano, Rrethi i Lexueseve dhe Pallati i Venaria, deklaruar nga Unesco Trashegimi Boterore, jane vetem disa nga hapesirat ne te cilat do te zhvillohet ngjarja.

Emeri

Nga 1996, viti i edicionit te pare, Salone del Gusto eshte rritur dhe ka ndryshuar se bashku me Slow Food. Ne 2004 edicioni i pare i Terra Madre Salone del Gusto ka ndikuar thellesisht te gjithe shoqaten nderkombetare dhe si rrjedhoje edhe Salone del Gusto, deri ne shkrirjen e tyre dhe krijimin e nje trupi te vetem ne 2012.

Nga 2016, per te nenvizuar ne menyre te qarte qe nuk mund te ndihet kenaqesi gastronomike pa pergjegjesi dhe mbeshtetje, dhe per ti dhene rendesine e duhur komuniteteve te ushqimit, ngjarja do te quhet Terra Madre Salone del Gusto.

Datat

Terra Madre Salone del Gusto do te mbahet nga data 22 deri ne 26 shtator 2016. Kryerja e saj perpara nje muaji kundrejt dates tradiconale do te mundesoje perfitimin plotesisht te nje klime te bute te fundit te veres/fillim vjeshte, dhe te shijohen me se miri bukurite e qytetit te Torino.

Carlo Petrini, President i Slow Food: <<Qe ne mbylljen e Expo 2015 kishim shpallur se puna jone ishte vetem ne nje fillim te ri: Terra Madre Salone del Gusto, me perqasjen e rinovuar, perfaqeson esencen e ketij angazhimi te rinovuar dhe te vullnetit per te vazhduar ne rrugen e ndermarre nga Slow Food ne 1986. Menyra me e mire, pra, per te festuar jo vetem 20 vjet te Salone del Gusto por edhe 30 te lindjes se Slow Food ne Itali>>, vazhdon Petrini. <<Tani me shume se kurre deshirojme te krijojme nje ngjarje ne perputhje me vendet qe mirepresin, duke sensibilizuar me shume vizitoret ne respektimin e trashegimise sone te perbashket. Dhe per kete nuk do te ndertojme struktura neper sheshe dhe ne vende historike te Torino dhe do te kerkojme te leme qytetit nje kontribut te prekshem per te miren e perbashket>>.

Per informacione te metejshme kontaktoni Zyre e Shtypit Slow Food Nderkombetare:

Paola Nano, +39 329 8321285p.nano@slowfood.it

Organizuar per here te pare ne 1996, Salone del Gusto eshte nje nder ngjarjet me te rendesishme ne boten e dedikuar prodhuesit artizanal te ushqimit dhe veres, si edhe nje rast shkembimi te pervojave te prodhueseve dhe bashke-prodhueseve nga e gjithe bota.

Ediconi i fundit, i mbajtur prane Lingotto Fiere ne Torino ne tetor te 2014, ka terhequr rreth 220 000 vizitore nga me shume se 60 Shtete te botes, ka pare pjesemarrjen e 3000 delegate te Terra Madre prej rreth 160 Shtete, dhe ka realizuar nje treg te madh me me shume se 1200 ekspozues nga 100 Shtete, midis tyre 300 prodhues te drejtuar Slow Food dhe 400 komunitete te ushqimit te Tokes Meme te ndara ne zona gjeografike. 

Slow Food mbledh miliona njerëz që ndjekin filozofinë e ushqimit “të mirë, të pastër e të drejtë”; një rrjet i përbërë nga të apasionuar, kuzhinierë, ekspertë, të rinj, prodhues, peshkatarë dhe akademikë prej më shumë se 158 shtetesh. Midis tyre, 100,000 anëtarë që u përkasin 1,500 grupesh vendore, të cilët kontribuojnë në financimin e shoqatës nëpërmjet kuotës së anëtarësimit dhe marrin pjesë në eventet e shumta të organizuara në vend. Anëtarëve u shtohen edhe 2000 komunitete ushqimi të Terra Madres, të cilat impenjohen për një prodhim agro-ushqimor të qëndrueshmëm nga fermerët e vegjël.

  • Did you learn something new from this page?
  • yesno