Edicioni i 5-të i Terra Madre Balkans – takimi që bashkon komunitete gastronomike nga Evropa Juglindore – do të zhvillohet në kryeqytetin e Bashkimit Evropian nga 21 deri 23 maj 2018.
Pas katër edicionesh në Sofje (2010, 2012), Dubrovnik (2014) dhe Tiranë (2016), rrjeti i Terra Madre Balkans ka vendosur të sjellë zërin e vet në zemrën e debatit evropian në një vit që është vendimtar për të ardhmen e Politikës së re Bujqësore të Përbashkët.
Mbi 100 delegatë nga 9 vende (Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë, Rumania, dhe Serbia) do të mblidhen në Bruksel, duke përfaqësuar potencialin e larmishëm të Terra Madre Balkans – një rrjet që ka lëshuar rrënjë të thella në rajon me mijëra mbështetës, 24 Presidiume Slow Food, mbi 100 komunitete gastronomike, 50 shefa kuzhine dhe 15 programe edukative për të ushqyerit dhe shijen.
Duke qenë vendi i shumicës së fermerëve të vegjël në BE, Ballkani ruan në gjirin e tij praktika të jashtëzakonshme bujqësore dhe tradita gastronomike. Shpesh, ky potencial pengohet nga një mospërputhje midis politikave, zbatimit të tyre, dhe realitetit në terren. Muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për të përcaktuar rrugët e Politikës së re Bujqësore të Përbashkët, ndikimi i së cilës do të ndjehet sidomos nga shtetet anëtare që kanë aderuar së fundi në BE dhe vendet kandidate. Slow Food është i bindur se një PBP e reformuar duhet të përfshijë në tërësi jo vetëm prodhimin e ushqimit, bujqësinë dhe tregtinë, por edhe cilësinë ushqimore dhe mjedisore, shëndetin, menaxhimin e burimeve dhe tokës, ekologjinë, vlerat sociale dhe kulturore. E konceptuar në këtë mënyrë, PBP-ja mund të realizojë vërtetë një zhvillimit rural të qëndrueshëm, duke kontribuar në një integrim më të madh në BE.
Terra Madre Balkans do të përmbajë një sërë evenimentesh që synojnë të demonstrojnë potencialin e fshehur të Ballkanit, që variojnë nga debatet e politikave deri te degustacionet e ushqimeve dhe krimin e rrjeteve me prodhuesit e ushqimeve artizanale nga rajoni.
Terra Madre Balkans mbahet në kuadër të Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së, e cila i kushton një vëmendje të veçantë Ballkanit Perëndimor dhe të ardhmes së tij në BE. Prandaj, pika ku do të fokusohet edicioni i sivjetshëm do të jetë konferenca “Potenciali i Ballkanit Perëndimor për zhvillim rural të qëndrueshëm si motor për integrimin në BE”. Ajo do të zhvillohet të martën, datë 22, pranë Parlamentit Evropian dhe organizohet bashkërisht nga pesë anëtarë të Parlamentit Evropian: Vladimir Urutchev dhe Andrey Kovatchev (Bullgari), Adina-Ioana Vălean (Rumani) dhe Dubravka Šuica dhe Ivana Maletić (Kroaci). Konferenca do të përqendrohet në potencialin e Ballkanit për zhvillim rural që qëndrueshëm si motor për integrimin në BE. Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit, 22 maji, do të kremtohet nëpërmjet një ekspozite dhe seance degustacioni të biodiversitetit të Ballkanit para mensës së Parlamentit, Produktet do zgjidhen nga produktet e Presidiumeve Slow Food dhe Arka e Shijes në rajon.
Kosi bullgar (kiselo mlyako) nga racat autoktone bullgare do të prezantohet në forma të ndryshme nga Shef Georgi Boykovski (Bullgari) në mensën e Parlamentit Evropian.
Një konferencë me titull “E ardhmja e trashëgimisë gastronomike të Ballkanit”, më 23 maj, do të zbulojë më tej nevojat, kufizimet dhe potencialin e prodhuesve artizanalë të Ballkanit për t’u shtuar vlera ushqimeve të tyre nëpërmjet Skemës së CIlësisë së BE-së (PDO/PGI). Konferenca do të organizohet ë partneritet me DG Agri dhe do të mikëpritet nga Përfaqësimi i Përhershëm Bullgar në Bruksel.
Të martën në mbrëmje, data 22, restorantet nga Aleanca e Shefave Slow Food në Bruksel do të organizojnë një sërë darkash ku do të mikëpriten shefa të ftuar nga Ballkani. Ata do të formojnë së bashku partneritete për të krijuar meny ad hoc, të cilat përfaqësojnë pasurinë e trashëgimisë gastronomike të Ballkanit, të cilën shumë njerëz ende nuk e njohin.
Edicioni i pestë i Terra Madre Balkans organizohet nga Slow Food Balkans, së bashku me Anëtarë të Parlamentit Evropian nga Bullgaria, Kroacia dhe Rumania, të cilët marrin pjesë në Delegacionet e PE-së për raporte me vende nga Ballkanin Perëndimor; dhe mundësohet me kontributin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësimit të Përhershëm të Republikës së Bullgarisë në BE.
Për informacione të mëtejshme:
www.terramadre.org
www.slowfoodfoundation.com/
Dessislava Dimitrova
Slow Food Balkans – Presidente
+359 885 432 540
Michele Rumiz
Slow Food – Koordinatori i Zonës për Ballkanin
+39 345 027 2014; [email protected]
Paola Nano
Slow Food – Drejtore e Zyrës Ndërkombëtare të Shtypit
[email protected], [email protected]
Anne-Marie Matarrese
Slow Food – Drejtore e Komunikacionit, Zyra e Brukselit
+32 494 245 185; [email protected]
Slow Food është një organizatë globale që parashikon një botë në të cilën njerëzit të kenë akses dhe të shijojnë ushqimin që është i mirë për ta, i mirë për ata që e kultivojnë dhe i mirë për planetin. Slow Food përfshin mëse një milion aktivistë, shefa, ekspertë, të rinj, fermerë,, peshkatarë dhe arsimtarë në mëse 160 vende.