Pas katër edicionesh në Sofje (2010, 2012), Dubrovnik (2014) dhe Tiranë (2016), rrjeti i Terra Madre Balkans (TMB) është bashkuar në zemrën e Evropës në një moment tejet të rëndësishëm për përcaktimin e Politikave të Përbashkëta Bujqësore në Evropë (CAP) përtej vitit 2020.
Më shumë se 100 përfaqësues nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, FYR Maqedonia, Rumania, dhe Serbia përfaqësuan potencialin e shumëllojshëm të Terra Madre Balkans për sa i përket biodiversitetit të tij të pasur, traditave ushqimore dhe praktikave për qëndrueshmërinë bujqësore.
Për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit, më 22 Maj, konferenca në Parlamentin Evropian solli bashkë komunitete rurale, prodhues të vegjël dhe të mesëm të ushqimit, shef kuzhine, aktivistë, të rinj dhe akademikë nga rajoni në një ballafaqim me politikanë nga institucione Evropiane për të treguar mënyra të ndryshme për vlerësimin e trashëgimisë së pasur ballkanase si një burim inovacioni dhe sipërmarrjeje sociale në rajon.
Pjesëmarrësit në edicionin e 5të të Terra Madre Balkans ndajnë të njëjtin mendim se integrimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor në Evropë do të jetë një arritje e rëndësishme politike që do të sigurojë stabilitet dhe zhvillim në rajon.
Kohët e fundit Slow Fund kreu një anketë që përfshiu 10,000 fermerë nga e gjithë Evropa, qëllimi i të cilës ishte të kontribuonte në diskutimin mbi të ardhmen e Politikave të Përbashkëta Bujqësore. Pjesëmarrësit në edicionin e 5të të Terra Madre Balkans pranojnë nevojën për:
- zvogëlimin e procedurave burokratike, mbështetjen për zonat periferike dhe rurale si dhe rininë:
- implementim më fleksibël të rregullave të higjienës dhe skema të barabarta cilësore në Evropë për të mbështetur prodhuesit e ushqimeve artizanale në mundimin e tyre për të ruajtur shumëllojshmërinë e ushqimit:
- skema të posaçme financimi për të gjurmuar shumëllojshmërinë e ushqimit në Ballkan dhe për të integruar më mirë kontekstin e tij biologjik, ekologjik, social dhe kulturor në zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale;
Ata besojnë gjithashtu se mirëqënia ekonomike e zonave rurale është një shtysë e rëndësishme për bashkëpunim në Ballkan, dhe për pasojë për integrimin e suksesshëm në Evropë të shteteve nga Ballkani Perëndimor. Konkluzionet përfundimtare janë të pranishme këtu.
Edicioni i pestë i Terra Madre Balkans u organizua nga Slow Food Balkans, në bashkëpunim me Anëtarët e EPP të Parlamentit Evropian nga Bullgaria, Kroacia dhe Rumania të cilët marrin pjesë në Delegacionet EP për marrëdhëniet me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Terra Madre Balkans u bë e mundur falë kontributit të Komisionit Evropian dhe Përfaqësisë së Përhershme të Republikës së Bullgarisë në Evropë.
Anne-Marie Matarrese
Slow Food – Communication Director, Brussels Office +32 (0) 28932488; [email protected]
Paola Nano
Slow Food – International Press Office Director +39 329 8321285; [email protected]
E themeluar nga Slow Food në vitin 2010, Terra Madre Balkans është rrjeti që sjell bashkë komunitetet rurale, prodhuesit e ushqimeve, shefat e kuzhinës, aktivistët, të rinjtë dhe akademikë nga Evropa jugore dhe lindore. Terra Madre Balkans u themelua për t’i dhënë zë prodhuesve të vegjël dhe të mesëm të ushqimit dhe komuniteteve rurale duke i mbështetur ato në rritjen e cilësisë së ushqimit të tyre nga shtëpiak në artizanal, duke i mbështetur në njohjen e tyre sociale dhe politike si dhe në hyrjen në treg.