Njihuni me Ballkanin në Terra Madre Salone del Gusto

Një delegacion prej rreth 200 vetësh, do të marrë pjesë në organizimin më të rëndësishëm ndërkombëtar kushtuar kulturës së ushqimit.

Organizuar nga Slow Food në bashkëpunim me Rajonin e Piemontes dhe Qytetin e Torinos, edicioni i 12-të i Terra Madre Salone del Gusto do të mbahet nga data 20 deri më 24 shtator 2018 në Torino të Italisë. Mbi 5,000 delegatë nga 140 vende, mbi 800 ekspozues, 300 Slow Food Presidia dhe 500 komunitete ushqimore Terra Madre po marrin pjesë në këtë rast.

Delegacioni i Slow Food nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe Turqia përfshijnë fermerë familjarë, prodhues, akademikë, kuzhinierë, aktivistë, anëtarë të Rrjetit Rinor Slow Food (SFYN), si dhe studentë që do të sjellin njohuritë dhe përvojën e tyre në aktivitetet e shumta që do të ofrohen gjatë këtij organizimi 5-ditor. Ushqimi për ndryshim është tema kryesore e këtij edicioni të 12-të: Këtë vit fokusi do të jetë te njerëzit dhe ndryshimi që gjithkush mund të ndihmojë për ta bërë.

Tregu Ndërkombëtar, i vendosur në Lingotto Fiere dhe Oval, do të ekspozojë produkte të shumta lokale nga Gadishulli Ballkanik: Nga Shqipëria, publiku do të jetë në gjendje të shijojë dhe të blejë Përmet Gliko (Slow Food Presidium), vajin ekstra të virgjër nga Elbasani dhe mjaltin e prodhuar në rajonin e largët alpin të Kelmendit; nga Bosnja dhe Hercegovina, Pozegaca Plum Slatko (Slow Food Presidium), fasulet Poljak, si dhe një varietet të lashtë misri nga Dubica. Gjashtë ushqimet Slow Food Presidia të Bullgarisë (mishi i derrit i Ballkanit lindor, mishi i deles Karakachan, domatja e trëndafiltë Kurtovo Konare, Meurche, fasulet Smilyan, djathi i gjelbër Tcherni Vit) do të jenë gjithashtu në treg. Nga Greqia do të ketë një stendë për të ekspozuar produktet që pasqyrojnë traditën gastronomike të Ishullit Ikaria, një margaritar i fshehur i Detit Egje, përfshirë vajin esencial të Zagarës dhe reçelet e frutave. Pesë ushqime Slow Food Presidia nga Maqedonia do të jenë të pranishme: Specat e kuq Bukovo, mjalti maqedonas, rrushi Stanushina dhe fiku i egër Slatko. Prezantuar në bashkëpunim me FAO, stenda e Malit të Zi do të përfshijë një përzgjedhje të produkteve që janë kandidate për emërtimet e origjinës, duke përfshirë mjaltin, miellin, proshutën dhe vajin e ullirit ekstra të virgjër. Stenda rumune do të prezantojë pesë prodhues të përzgjedhur nga Slow Food në sajë të projektit të Iniciativës së BujqësisëFondacionit të Princit të Uellsit në Rumani. Ndër produktet e tyre përfshihen: djathi i butë i qumështit të deles Brânză de burduf, mjalti millefiori, pálinka, vaji i presuar në të ftohtë i prodhuar afër qytetit Turda, mishi i derrit Bazna (Slow Food Presidium) dhe konservat e fshatit sakson (Slow Food Presidium). Nga Serbia, përveç reçeleve të frutave dhe rakisë, do të ketë gjithashtu një stendë kushtuar komunitetit të ushqimit Prodhuesit e vegjël të Velika Plana – Velika është një qytet në luginën e madhe të Moravës, e cila është shumë aktive në promovimin e traditave të saj gastronomike. Delegatët nga Turqia do të sjellin uthull nga Tregu i Tokës Şile, trahana nga Tregu i Tokës Foça, të lashtin grurin kavılca dhe vajin e ullirit të papërpunuar nga vendet indigjene të kodrave Mahal.

Një hapësirë e Tregut ndërkombëtar do t’i kushtohet Kuzhinave Terra Madre, ku kuzhinierë nga katër kontinente do të përgatisin gatime autentike, duke përdorur produkte nga vendet e tyre të origjinës. Në këtë hapësirë, publiku do të mësojë më shumë rreth shijeve tradicionale të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kroacisë.

Këtë vit, zemra që rreh e Terra Madre Salone del Gusto do të jetë i fushave tematike #ushqimipërndryshim: Slow Food ka identifikuar pesë tema kryesore (Mishi SlowPeshku SlowFarëratUshqimi dhe Shëndeti dhe Bletët dhe Insektet). Këtu është lista e programeve, ku delegatët nga Gadishulli i Ballkanit do të përfshihen në këto fusha:

Mishi Slow:

Seminari Shija Bizele barishtore nga Ballkani deri në jug të Italisë – Fasulet Slow (21 shtator në orën 19:00 – Torino Lingotto Fiere), do t’i kushtohet bizeleve barishtore, një bimë barishtore pak e përdorur dhe pak e njohur, që në kohët e lashta përbënte bazën e bujqësisë fshatare në shumë zona të Gadishullit Ballkanik dhe Italisë Qendrore-Jugore. Publiku do të dëgjojë histori nga shumë komunitete lokale që e mbajnë ende gjallë këtë traditë.

Gjatë Seminarit Shija E zeza është kthyer – Racat tradicionale të derrave (23 shtator në orën 17:30 – Torino Lingotto Fiere), do të riekspozohen racat e hershme të derrave, si raca bullgare derri i Ballkanit lindor dhe raca rumune derri Bazna. Lucian Gilgor Scumpu, kultivuesi i derrit Bazna dhe Radostina Doneva nga komuniteti i ushqimit Kultivuesit e derrit të zi të Ballkanit lindor, do të marrin pjesë në këtë organizim.

Farërat:

Misri i lashtë nga Dubicza do të jetë një nga protagonistët e Seminarit Shija Misri i lashtë i Bosnjës – Slow Mays (22 shtator në orën 17:30 – Torino Lingotto Fiere). Kuzhinieri i restorantit të hotelit Marriott, Nihad Mameledija Nihad, do ta përdorë atë për të përgatitur receta tradicionale, së bashku me kuzhinierin shqiptar Altin Prenga dhe anëtarët e Aleancës së Kuzhinierëve Slow Food në Shqipëri.

Ushqimi dhe shëndeti:

Kuzhinieri Georgi Boykovski, i cili sapo ka fituar përvojën si kuzhinier në restorantin e Parlamentit Evropian në Bruksel, do të përgatisë receta me versione të ndryshme të kiselo mlyako, një kos bullgar me qumësht nga llojet vendore, gjatë Seminarit Shija Kulturat e qumështit të Lindjes (23 shtator në orën 13:00 – Torino Lingotto Fiere). Publiku do të mësojë se qumështi i fermentuar është një element konstant në historinë gastronomike dhe kulturore të vendeve të Evropës Lindore.

Mantala kroate (Ark of Taste) do të jetë një nga protagonistët eForumit Terra Madre Ëmbëlsira alternative (23 shtator në orën 16:00 – Torino Lingotto Fiere). Prodhuar në të gjithë rajonin e Dubrovnikut të Kroacisë, kjo tortë nga lëngu i rrushit përgatitet tradicionalisht për festat e Krishtlindjeve.

Përtej fushave tematike do të ketë një Forum Terra Madre rreth Prodhuesve të vegjël dhe Distributorëve të mëdhenj (23 shtator në orën 13:00 – Torino Lingotto Fiere). Ka një numër në rritje të iniciativave të shpërndarjes në shkallë të gjerë, për të mbështetur prodhuesit e vegjël dhe prodhimet artizanale, një bashkëpunim që prodhuesi ndërkombëtar i vetë-shërbimit Metro Cash dhe Carry po kryen me prodhuesit e vegjël në Bullgari, për të përmendur një shembull.

Gjatë Samitit të Tregut të Tokës (23 shtator 15:30 – Torino Lingotto Fiere) do të mbahet një moment heshtjeje në përkujtim të Gül Girismen, themeluesit të Tregut të Tokës Foça, i cili vdiq pas një lufte të gjatë me sëmundjen. Tregjet e Tokës janë një rrjet mbarëbotëror i tregjeve të fermerëve që respektojnë filozofinë e Slow Food: Falë punës së madhe dhe të vazhdueshme të Gül, tregu lokal Foça u bë Tregu i parë i Tokës në Turqi, duke promovuar trashëgiminë lokale të ushqimit.

Seminari Shija dhe Shkollat e Gatimit janë organizime me pagesë dhe mund të blihen në internet; Forumet tematike Terra Madre prezantohen nga delegatët e rrjetit dhe janë të hapura për publikun për sa kohë që të ketë vende në dispozicion. Kliko këtu për listën e organizimeve në dispozicion, e cila përditësohet vazhdimisht.

Dessislava Dimitrova – Këshilltare Ndërkombëtare për Ballkanin

dessidim3010@gmail.com

Zyra e shtypit e Terra Madre Salone del Gusto 2018

Slow Food, +39 329 83 212 85 internationalpress@slowfood.it – Twitter: @SlowFoodPress

Rajoni i Piemontit, +39 011 432 2549 – donatella.actis@regione.piemonte.it

Qyteti i Torinos, +39 011 011 21976 – +39 342 1100131 – luca.pasquaretta@comune.torino.it

Për të kërkuar akreditimin e shtypit, ju lutemi të klikoni këtu.

Terra Madre Salone del Gusto është një ngjarje e organizuar nga Qyteti i Torinos, Slow Food dhe Rajoni i Piemontit në bashkëpunim me MIPAAF (Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Pylltarisë së Italisë). Kjo është bërë e mundur falë sponsorëve të saj të shumtë, duke përfshirë Partnerët Zyrtarë, GLEvents-Lingotto Fiere, IREN, Lavazza, Lurisia, Parmigiano Reggiano, Pastificio Di Martino dhe Quality Beer Academy; me mbështetjen e Compagnia di San Paolo, Fondacioni CRT-Cassa di Risparmio di Torino, Associazione delle Fondazioni di Origine Bancaria del Piemonte, e Coldiretti; dhe me kontributin e IFAD, Bashkimit Evropian dhe CIA (Confederazione Italiana Agricoltori).

Slow Food është një organizatë globale bazë që parashikon një botë, në të cilën të gjithë njerëzit mund të kenë qasje dhe të shijojnë ushqimin që është i mirë për ta, i mirë për ata që e rritin atë dhe i mirë për planetin. Slow Food përfshin mbi një milion aktivistë, kuzhinierë, ekspertë, të rinj, fermerë, peshkatarë dhe akademikë në mbi 160 vende.

  • Did you learn something new from this page?
  • yesno