Kuzhinierë nga e gjithë bota marrin pjesë në sfidën Gatuaj për një të Ardhme më të Mirë

Kuzhinierët i bashkohen sfidës Gatuaj për një të Ardhme më të Mirë , parashikuar nga fushata ndërkombëtare Menu for Change*.

Në kuadër të Konferencës mbi Ndryshimet Klimaterike të Kombeve të Bashkuara 2017 (COP23) që po zhvillohet në Bonn (Gjermani), Slow Food thekson angazhimin e vet për të luftuar ndryshimet klimaterike përmes zgjedhjes së ushqimit të përditshëm: Kuzhinierë nga e gjithë bota nga Aleanca Slow Food e Kuzhinierëve e më tutje, janë duke tërhequr vëmendjen mbi lidhjen midis ushqimit dhe ndryshimeve klimaterike gjatë sfidës Gatuaj për një të Ardhme më të Mirë, që përbën pjesën e dytë të fushatës Slow Food Menu for Change.

Kuzhinierët kanë fuqinë të ndryshojnë mënyrën në të cilën njerëzit hanë dhe si rrjedhojë të ndryshojnë botën: kjo është arsyeja pse anëtarët e Aleancës së Kuzhinierëve në mbarë botën janë duke pranuar sfidën dhe do të luftojnë kundër ndryshimeve klimaterike brenda kuzhinave të tyre dhe me një sërë aktivitetesh të tjera.

 

  • Në Shqipëri, kuzhinierët Altin dhe Anton Prenga janë duke organizuar aktivitete në restorantin e tyre përgjatë gjithë muajit të Nëntorit për tu shpjeguar të rinjve se çfarë është ndryshimi klimaterik përmes info grafikëve. Anëtarët e Aleancës së Kuzhinierëve janë duke organizuar edhe një festival të ullirit (Olive Festival) si dhe një event mbi peshkun e ujit të ëmbël (Freshwater Fish), një product ushqimor që shpesh herë harrohet nga shumica e popullatës, por i cili është tejet i rëndësishëm në kuzhinën popullore.
  • Në Belgjikë, anëtarët e Aleancës së Kuzhinierëve janë bashkuar në Bruksel (Belgjikë) më 6 nëntor, për të përgatitur një menu në favor të klimës. Çdo pjatë ishte një ri-interpretim i qëndrueshëm e një pjate tradicionale belge.
  • Në Brazil, anëtarët e Aleancës së Kuzhinierëve kanë marrë pjesë në eventin e mbajtur në Florianopolis (Brazil) më datë 6 nëntor, ku ka marrë pjesë edhe Carlo Petrini, president dhe themelues i Slow Food International, gjatë të cilit ata përgatitën pjata të ndryshme duke përdorur Produkte braziliane Presidia
  • Në Kanada, anëtarët e Aleancës së Kuzhinierëve do të mblidhen më 6 Nëntor Montreal për të gatuar një menu vendi dhe të stinës.
  • Në Kenia, anëtarët e Aleancës së Kuzhinirëve kanë organizuar një event më datën 5 Nëntor për të promovuar fushatën “Eat Kenyan” me një menu të vendit.
  • Në Britaninë e Madhe, anëtarët e Aleancës së Kuzhinierëve i janë bashkuar sfidës së Slow Food në vend #50milemeal, kur kanë përgatitur një vakt duke përdorur përbërës të vendit të prodhuar brenda 50 miljeve të paktën një herë në javë.
  • Në SHBA, më shumë se 100 anëtarë të Aleancës së Kuzhinierëve kanë krijuar secilinjë pjatë pa mish të gatuar me një ushqim që rrezikon të zhduket: Sea Island White Flint Corn Grits, një produkt në Ark of Taste të Slow Food.
  • Në ArgjentinëKolumbiEkuadorFrancëGjermaniIslandëItali, Meksikë,HollandëRusi, dhe Ugandë anëtarët e Aleancës së Kuzhinierëve po i bashkohen sfidës në restorantet e tyre përmes një menuje në favor të ekologjisë.

 

Aleanca e Kuzhinierëve Slow Food bashkon më shumë se 800 kuzhinierë nga 20 shtete të ndryshme: Shqipëria, Argjentina, Belgjika, Brazili, Kanadaja, Kolumbia, Ekuadori, Franca, Gjermania, Islanda, India, Italia, Kenia, Meksika, Maroku, Hollanda, Rusia, Uganda, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara. Aleanca përbëhet nga kuzhinierë që kanë nënshkruar një pakt me prodhuesit e Slow Food Presidia dhe Ark of Taste si dhe të gjithë prodhuesit vendorë të cilët kultivojnë në përputhje me konceptin e të mirës, të pastrës dhe të drejtës. Kuzhinierët angazhohen se do të shtojnë emrat e prodhuesve nga të cilët furnizohen në menutë e tyre, duke i dhënë vlerë shtesë dhe shikueshmëri punës së tyre. Qëllimi është të stimulohet krijimi i një qarku në ekonominë vendore, i cili ndihmon në gjetjen e një tregu për këto produkte me vlera që shpesh herë injorohen nga distributorët e mëdhenj.

 

* Tetorin e shkuar Slow Food prezantoi fushatën Slow Food Menu For Change në mbarë botën, e cila vë theksin mbi marrëdhënien midis ushqimit dhe ndryshimeve klimaterike: duke filluar nga ushqimi, ne mund të bëjmë ndryshimin. Rrjeti Slow Food në mbarë botën mbështet dhe promovon zgjidhjet që parashikojnë prodhimin e ushqimit dhe në të njëtjën kohë zvogëlimin e impaktit të tij mbi klimën duke punuar për mbrojtjen e biodiversitetit, duke inkurajuar edukimin mbi ushqimin dhe mjedisin, duke rritur vetëdijen midis të gjithë pjesëmarrësve dhe duke u munduar të influencojnë politikën në të gjitha nivelet. Sfida e parë Eat Local, e prezantuar në tetor, ka mbledhur më shumë se 3.500 kontakte në mbarë botën. Slow Food dëshiron të përfshijë drejtpërdrejtë njerëzit gjatë zgjedhjeve të tyre të përditshme, të cilat mund të kenë një efekt më të madh në luftën kundër ndryshimeve klimaterike: duke zgjedhur produkte të mira, të pastra dhe të drejta, zvogëlohet në mënyrë drastike konsumi i mishit, duke shmangur çdo lloj mishi që është rritur në ferma si dhe frutat dhe perimet e ardhura nga kontinente të largëta.

 

Për më shumë informacione ju lutemi të kontaktoni:

Slow Food International Press Office

Paola Nano, Giulia Capaldi

internationalpress@slowfood.it – Twitter: @SlowFoodPress

Slow Food është një organizatë globale që parashikon një botë në të cilën njerëzit të kenë akses dhe të shijojnë ushqimin që është i mirë për ta, i mirë për ata që e kultivojnë dhe i mirë për planetin. Slow Food përfshin mëse një milion aktivistë, shefa, ekspertë, të rinj, fermerë,, peshkatarë dhe arsimtarë në mëse 160 vende. Mes tyre, rrjeti prej rreth 100,000 anëtarësh të Slow Food është i lidhur me 1,500 filiale lokale në mbarë botën, duke kontribuar përmes kuotës së anëtarësimit, si dhe eventet dhe fushatat që organizojnë. Si pjesë e rrjetit, më shumë se 2,400 komunitete Terra Madre food praktikojnë produktin në sasi të vogël dhe të qëndrueshme të ushimeve cilësore në tërë botën.

 

 

 

Facebook

Twitter

 

Unsubscribe  |  Disiscriviti
  • Did you learn something new from this page?
  • yesno